Kurti: Ambasadori Jashari ka vizituar ndaras tre policët, duke ngrënë drekë janë sulmuar e rrëmbyer nga rreth 15 persona

                                        Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media ka folur për tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe të mërkurën e 14 qershorit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Kreu i Qeverisë tha para gazetarëve se më 14 qershor u shtrua agresion i Serbisë ndaj Kosovës me rrëmbimin e tre zyrtarëve, dhe sipas tij kjo është një hakmarrje direkte nga Policisë së Kosovës.Kryeministri Kurti tha se arrestimit i serbit “Llune” u përcoll nga ana e Serbisë me hakmarrje, duke përdorur kështu aksionin më qyqar, atë të rrëmbimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës. “Në mesditën e 14 qershorit u shtrua agresion i Serbisë ndaj Kosovës me rrembimin e tre zyrtareve te policise tone thelle ne brendi te Republikes. Kjo është hakmarrje direkte ndaj Policisë së Kosovës, sepse po luftohet krimi i organizuar, me synim destabilizimin, kur dhe patëm propozuar planin 5 pikesh për de-esklaim të situatës në veri. Arrestimi i “Llune” shfaqi efikasitete të jashtëzakonshem dhe nga ana e Serbisë u përcoll me hakmarrje. Serbia përdori aksionin më qyqar, atë të rrëmbimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Aty ka qenë edhe KFOR-i, kanë gjet gjurmët,, edhe prangat lidhëse plastike të forcave të Serbisë. Rrëmbimi është zhvilluar me plan, atij të njesitit special anti-rrorust dhe të formacionit të njohur “Kobra”, tha Kurti.I pari i Qeverisë tha se nuk bëhet fjalë për kurrfarë arresimit në Serbi, por rrëmbim brenda Republikës së Kosovës, e për këtë ai tha se ka kontaktuar edhe me ndërkombëtarët që lirimi i tyre të jetë i menjëhershëm.“Nuk bëhet fjalë për kurrëfar arestimi në Serbi, por rrëmbim në Kosovë. Janë kontaktuar ndërkombëtarët që të lirohen sa më shpejt”, tha Kurti.Kurti gjithashtu tregoi se ambasadori Jetish Jashari i ka vizituar të tre policët e rrëmbyer në burgun e Kralevës, derisa tha se këta të fundit ia kanë përshkruar në detaje ditën kur dhe ndodhi rrëmbimi.Siç tha Kurti, tre policët i kanë thënë ambasadorit Jashari se në momentin e rrëmbimit kanë qenë ulur tek një tryezë e improvizuar për të ngrënë bukë, tha kanë parë që janë rrethuar, sulmuar e rrëmbyer nga rreth 15 persona.“Jemi në komunikim me zyrën ndërlidhëse në Serbi, ambasadorin Jetish Jashari – ai ka qenë në kontakt me institucionet atje. Jashari sot i ka vizituar tre policët që po mbahen peng nga Serbia, ndaras njërin pas tjetrit. Përshkrimi i policëve si ka ndodh rrëmbimi eshtë i njëjtë, thonë në momentin e rrëmbimit kane qenë te tryeza e improvizuar për ngrënie, kanë qenë duke ngrëne drekë së bashku kur 15 personat i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Të tre e thonë rrefimin e njëjtë, kur u pyten ndaras nga ambasadori ynë Jetish Jashari. Kjo heq cfarëdo dileme për ata që dëshirojnë të jenë skeptik”, tha Kurti.