Kurti: Bindja se UÇK-ja është e drejtë dhe e pasur, as sot nuk ndryshon
Në trevjetorin e ngritjes së aktakuzës ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë, kryeministri Albin Kurti ka akuzuar pushtetet e kaluara për gabime të cilat sipas tij, sot po peshojnë dhe po dëmtojnë.
Në mbledhjen e Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur sot, Kurti ka thënë se bindja se UÇK-ja është e drejtë dhe e pasur, as sot nuk ndryshojnë. Ai e ka përmendur bashkëpartiakun e tij, Rexhep Selimin, duke e cilësuar si 10-shin e UÇK-së, shkruan Repoteri, net .Por, Thacin, Veselin dhe të tjerët nuk i përmendi me emër.“Të gjithë bashkë të bëjmë më shumë e të shkojmë te nota 10, të shkojmë te 10-a, asgjë më pak se shkëlqyeshëm nuk mund të jetë synimi ynë. Meqë ra fjala për 10-shën, para se të flasë për të arriturat, rezultatet dhe sukseset e qeverisjes sonë dëshiroj të kujtoj me mall mikun dhe bashkëveprimtarin tonë, luftëtarin e lirisë, 10-shin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi. Rexhep Selimi tash e tre vjet po vuan në burgun e Hagës. Deputeti i ynë qysh në 2010-n, kur edhe së pari vendosi të marrë pjesë në zgjedhje, gjithmonë fitimtar, gjithmonë çlirimtar. Mezi presim të na kthehet. Mbetemi të patundur në bindjen se Ushtria Çlirimtare e drejtë është edhe e pasur, prandaj i kemi kundërshtuar gjykimet e padrejta atëherë kur vendosej për to, por ja që gabimet e pushteteve të shkuara ende peshojnë dhe ende dëmtojnë”, ka thënë Kurti.