Kurti dënoi sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, ambasadorja izraelite e falënderon: Ju faleminderit shumë kryeministër

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti që në emër të institucioneve ka dënuar sulmin e sotëm që ndodhi nga grupi terrorist Hamas.“Ju faleminderit shumë, Shkëlqesia Juaj z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës!”, ka shkruar në shqip, Ziv.Kurti ka dënuar këtë sulm që deri tash ka marrë jetën e siç raportohet mbi 100 izraelitëve. “Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të prekurit”, kishte shkruar Kurti.