Kurti: Do të fillojmë vetingun në Drejtësi, Polici e AKI

0

Albin Kurti, në cilësinë e kandidatit për kryeministër, në ekspozenë e tij para deputetëve të Kuvendit, para se të marr votën për të drejtuar qeverinë, ka thënë se prioritet i punës së tij do të jetë vetingu në Drejtësi, Polici e AKI. Kurti, ka thënë se puna e vetingut do të fillojë aty ku ka mbetur qershorin e vitit të kaluar, kohë kur qeveria e tij e parë u detyrua të largohet pas shkarkimit në Kuvend. Duke folur shkurt për këtë temë Kurti, ka thënë se ky veting i cili do të pastrojë këto institucione nga njerëzit jo meritor, do të jetë i drejtë dhe nuk do të jetë diskriminues për askënd. Kurti është nominuar për kryeministër të vendit, pas partia e tij në zgjedhjet e fundit fitoi mbi 50% të votave të qytetarëve të Kosovës. /Reporteri.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *