Kurti e Çeku në Dragash, vizitojnë ndërtimin e Qendrës Multifunksionale

Gjatë ditë së sotme kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti së bashku me ministrin në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë vizituar punimet që po zhvillohet për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale në Dragash
Sipas njoftimit për media është bërë e ditur se ky projekt po realizohet në kuadër të Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Dragashit.
‘’Projekti është hartuar nga Komuna e Dragashit sipas përgjegjësive të dala nga ky memorandum, ndërkaq financimi, që kap vlerën prej 989,952 euro, bëhet nga qeveria, përkatësisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Objekti do të ketë bodrum, përdhes dhe dy kate me sipërfaqe prej rreth 3 mijë metra katrore gjithsej. Punimet kanë nisur në fund të muajit tetor edhe ato pritet të përfundojnë brenda dy vjetësh’’, thuhet në njoftim.
Po ashtu është bërë e ditur se Kurti u njoftua me mbarëvajtjen e punimeve dhe me planin e punës