Kurti e përsërit edhe nga Prizreni: Nuk do ta lejojë krijimin e Asociacionit, formon një shtet brenda Kosovës

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe një herë për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.I pari i ekzekutivit ka thënë se Republika e Kosovës nuk është kundër banorëve serbë të saj por nuk mund të lejohet që të Serbia të krijojë një shtet brenda shtetit tonë, ashtu siç kanë bërë në Bosnjë.“Dëshirojmë të ndihmojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim prejardhjeje, pa dallime përkatësie. Republika e Kosovës nuk është kundër serbëve por nuk mund të lejojmë që Serbia të krijojë një shtet brenda shtetit ashtu siç kanë bërë në Bosnjë, ku Republika Sërpska po e sfidon çdo ditë e më shumë kushtetutshmërinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës.”, tha ai.Kurti u shpreh se Kosova ka nxjerrë mësim nga Bosnja,Pra ne kemi nxjerrë mësimet tona dhe kemi paralajmëruar shumë herët se kjo nuk po bëhet për serbët e Kosovës serbëve të Kosovës iu ndihmon qeveria e Republikës së Kosovës, institucionet e shtetit tonë. Nuk kemi nevojë për formula të shekullit të kaluar, as ne si shtet po ar qytetarët serb.”, shtoi ai.Kryeministri Kurti tha nga Prizreni se Kushtetuta e Kosovës nuk duron asociacione mbi baza etnike.“Kushtetuta e Kosovës, kushtetutshmëria në Kosovë nuk duron asociacione mbi baza etnike, ne jemi të përqendruar të agjenda jonë zhvillimore për punësim, të agjenda jonë kundër korrupsionit për drejtës:, është shprehur Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *