Kurti e shpall të hënën ditë pushimi për institucionet publike për nder të 28 Nëntorit

0
Albin-Kurti-730x440

                Të hënën të gjitha institucionet publike do të jenë në pushim. Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, ndonëse kjo festë nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë.  Kryeministri Kurti i ka dërguar ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ku i kërkon që në koordinim me Komisionin e Festave të njoftojë nëpunësit e administratës publike që dita e hënë do të jetë ditë pushimi. Dita festive më e madhe e shqiptarëve nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë dhe kjo është arsyeja pse dita e pushimit vendoset nga kryeministri i shtetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *