Kurti eleminon nga Dega e VV-së në Rahovec deputetin Korenica, shkak qëndrimi për projekt-kodin civil

                            Edhe pas zgjedhjeve të brendshme, në Lëvizjen Vetëvendosje po vazhdon elemeinimi i figurave të cilët e kanë kundërshtuar projekt-kodin civil për martesat e gjinisë së njejtë.Pas problemeve përgjatë fazës para zgjedhjeve në Prizren dhe në degë të tjera, ato kanë vazhduar edhe pas vendosjes së strukturave të reja. Të premten nga Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec është eleminuar deputeti Visar Korenica për shkak të qëndrimit të tij për projekt-kodin civil.Korenica e ka konfimurar lajmin për Express dhe arsyen e shkarkimit nga pozita e koordinatorit të Degës.“Po jam shkarkuar për asyet tashmë të ditura”, ka thënë Korenica për Gazetën Express.Koorenica është shkarkuar të premten nga pozita e koordinatorit pas mbledhjes që ka mbajtur Dega atje.Qëndrim kundërshtues ndaj projekt-kodit civil kanë edhe disa deputetë të tjerë brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje si Eman Rrahmani, Gramos Agusholli etj./GazetaExpress/