Kurti emëron Ministrin e ri të Shëndetësisë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka njoftuar se Rifat Latifi do të jetë Ministër i ri i Shëndetësisë, shkruan Reporteri.net.“Posa kam nënshkruar vendimin për ministrin e ri të shëndetësisë. Rifat Latifi, ai erdhi pardje nga New Yorku në Prishtinë”, njoftoi Kurti. Në anën tjetër, Latifi ka thënë se do të angazhohet me gjithë qenia për ngritjen e kapaciteteve në mjekësi. “Faleminderit për nderin e madh që më keni bërë me këtë detyrë të jashtëzakonshme. Do të angazhohem me gjithë qenien për t’i ngritur standardet shëndetësore. Me ngritjen e kapaciteteve njerëzore, ne do të investojmë në rritjen e kualitetit të shërbimeve. Shërbimet do të krijojnë të ardhura, me të ardhurat e shërbimeve ne investojmë sërish në kualitet”, tha ministri i ri, Latifi. Ndryshe më 2009, Latifi ishte emëruar këshilltar për shëndetësi i kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi. Latifi jeton dhe vepron në SHBA. Latifi është shef i Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Mjekësore Westchester në New York, profesor në Universitetin e Arizonës, anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve, kryetar dhe themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës që nga dhjetori i vitit 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *