Kurti: Heshtja e ndërkombëtarëve përballë veprimeve të Serbisë, e paarsyeshme dhe e dëmshme
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se heshtja e Perëndimit demokratik përballë agresionit të Beogradit zyrtar është e paleverdishme.Kurti,shtoi se Beogradi inkurajohet dhe e merr për dobësi heshtjen e shumicës së faktorit ndërkombëtar.“Heshtja e shumicës së faktorit ndërkombëtar është e paarsyeshme dhe e dëmshme. Nuk i kontribuon as de-eskalimit e as normalizimit. Meqënëse çfarëdolloj hezitimi për t’i quajtur gjërat dhe zhvillimet me emrat e tyre të vërtetë, nga regjimi autokratik në Beograd do të merret si frikë ose do të merret si dobësi”, deklaroi Albin Kurti në Klan Maqedonia. Kjo sjellje, sipas Kurtit është e padrejtë.