Kurti i kthehet temës për bashkimin kombëtar: Synimet tona mbesin të njëjta

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në përvjetorin e 16 të themelimit të partisë së tij, është shprehur se bashkimi kombëtar mbetet pjesë e programit të tyre.Kurti gjatë konferencës për medie, që u mbajt në vendin ku edhe u themelua fillimisht Lëvizja Vetëvendosje, tha se “Edhe në programin e LVV-së bashkimi kombëtar, që është më shumë se bashkim me Shqipërinë, shihet si intencë historike që nuk e përzgjedhim ne por ajo neve”.“Aq e thellë është sa që nuk mund të thuhet se përzgjedhet si një produkt”, është shprehur Kurti.Ai tha se “Alternativa jonë qeverisëse është po ajo dhe synimet tona vazhdojnë të mbesin të njëjta”.“Alternativa jonë qeverisëse është po ajo edhe synimet tona vazhdojnë të mbeten të njëjta, mirëpo ne përdorim gjithnjë e më shumë mënyra, gjithnjë e më shumë mekanizma e instrumente për ta realizuar qëllimin e njëjtë, të bëjmë hapa drejt afrimit me Republikën e Shqipërisë dhe t’i ndihmojmë shqiptarët kudo që janë në Ballkan që të faktorizohen sa më shumë e sa më shpejt“, tha ai.”, theksoi Kurti.Po ashtu Kurti, ka falënderuar të gjitha aktivistët e kësaj lëvizjeje në 16-vjetorin e themelimit të këtij subjekti politik.“Ju falënderohem të gjithë atyre që për 16 vjet e kanë ndihmuar lëvizjen tonë dhe kanë bërë që të jemi këtu ku jemi në kuptimin e përmasës së një subjekti që tash e dy herë i fiton zgjedhjet në Kosovë dhe ka grupin më të madh parlamentar në historinë e Kosovës”, ka thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.Ai përmendi se gjatë këtyre viteve kanë pasur momente të lumtura e të vështira.“Përgjatë këtyre viteve kemi pasur shumë qaste të lumtura dhe të vështira e të rënda në VV. Duhet t’i kujtojmë Bon Balajn, Arben Xheladinin, Astrit Deharin, Arbnor Deharin e shumë e shumë të tjerë, kontributi i të cilëve ndjehet përditë tek strukturat tona”.Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar për 16 vjet betejat e vogla dhe të mesme, por që pas 14 shkurtit ndodhet para betejës së madhe.“Kemi shumë punë përpara por betejat e vogla dhe të mesme janë fituar që ta kemi shansin për betejën e madhe. 14 shkurtin nuk e shohim si datë kur fituam, kur duhet të pushojmë e rehatohemi por si shans për betejën e madhe – për bërjen Kosovës republikë me drejtësi…”, u shpreh ai.Në anën tjetër kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njëri nga bashkëpunëtorët kryesor të Kurtit që nga themelimi i LVV-së kujtoi disa nga momentet e 16 viteve më parë.“Kemi shumë kujtime këtu, po më kujtohet në një konferencë shtypi ishim këtu me Albinin dhe gazetarët aty, na ndodhte që ata vraponin shpejt dhe na lenin duke fol vet me vete sepse policia vinte dhe na ka ndodhë dy herë veç kur e pamë që gazetarët nuk janë këtu më sepse vinte policia për të na arrestuar nga një herë, këto kanë qenë peripecitë“, tha ai.Sipas tij, VV ka dal nga populli i cili gjithmonë ka qenë në halle dhe ka pas probleme.“Lëvizja Vetëvendosje unë konsideroj që kurrë nuk ka pretenduar që ka shpikur diçka të re. Ne gjithmonë kemi qenë të vetëdijshëm që i përkasim një përpjekje shumë të gjatë të popullit të Kosovës për me qenë rehat në tokën e vet“, tha ai.Konjufca tha se Vetëvendosja është një trashëgimi shumë e rëndësishme politike për Kosovën, duke shtuar se partia ka dalë nga gjiri i popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *