Kurti: Kosova nuk ka marrë asnjë vaksinë deri më tani, po punojmë ditë e natë për t’i siguruar ato
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur sot një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njofton Insajderi.Kurti bëri të ditur se gjatë kësaj bisede, von der Leyen i ka konfirmuar angazhimin e BE-së për sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës.“Sot pranova një thirrje telefonike nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila konfirmoi angazhimin e BE-së për sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës. Kosova nuk ka marrë asnjë deri më tani, kështu që ne po punojmë ditë e natë për t’i siguruar ato”, ka shkruar Kurti në Twitter