Kurti kritikon qeverisjet e kaluara: Nuk kishin se si e linin vendin ndryshe, veçse në terr

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për krizën energjetike që e ka përfshirë Kosovën.Kurti ka thënë se kjo krizë sado që është shkaktuar nga faktorë të jashtëm, është pasojë edhe e qeverisjeve të kaluara, që siç ka thënë ai, me keqqeverisje e kanë lënë vendin në këtë situatë, shkruan Reporteri.net.“Në kohën që po e mbajmë këtë mbledhje po përballemi me një krizë energjetike e shkaktuar sado nga faktor të jashtëm edhe nga ata që nuk kishin vizion për të ardhmen. Unë e kuptoj frustrimin e secilit qytetar, edhe unë jam por le të jetë rikujtim për ata njerëz që qeverisën për dekada e që e lanë vendin në këtë gjendje, ata nuk kishin se si e linin ndryshe pos në këtë gjendje, në terr. Qeveria që keni zgjedhur ka punuar me përulje e përkushtim në përmbushjen e premtimeve. Ekonomia jonë është kthyer përditë e më shumë drejt zhvillimit, kemi kaluar buxhetin më të madh ndonjëherë”, u shpreh Kurti ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *