Kurti mbledhë sot, kryetarët e komunave, këto janë temat që do të diskutohen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë intervistës për gazetën prestigjioze spanjolle, “El Pais”Sipas një njofitmi të Qeverisë, në këtë takim do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës.Takimi do të ndodhë paradite në njërin nga hotelet në Pejë dhe do të diskutohet për performancën buxhetore e komunave dhe investimet kapitale, energjinë dhe ujërat, projektet komunale (investimet kapitale, agjenda e gjelbër, digjitalizimi në nivel lokal) dhe strategjinë për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronarë.