Kurti: Ndikimi i pandemisë në ekonominë e Kosovës e ka thelluar varfërinë dhe pabarazinë

0

                            Ka nisur sot edicioni i katërt i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm 2021, që këtë vit temë do të jetë Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe pesë komponentët kryesorë të kësaj agjende.Në hapje të këtij edicioni, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është pjesëmarrëse në këtë aktivitet për të konfirmuar se do ta kenë mbështetjen e saj për të avancuar agjendën e “E para për t’iu konfirmuar se do të keni përherë mbështetjen time për të avancuar agjendën e gjelbër në Kosovë. Të flasësh për agjendën e gjelbër është e ardhmja dhe në këtë aspekt duhet të drejtohet stili jonë i jetesës. Ne besojmë në të ardhmen e gjelbër dhe do të punojmë në jetësimin e saj. Ky është veprimi më i mençur. E ardhmja është e gjelbër”, tha ajo.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ndikimi i pandemisë në ekonominë e Kosovës e ka thelluar varfërinë dhe pabarazinë.“Ndikimi i pandemisë në ekonominë tonë e ka thelluar varfërinë dhe pabarazinë. Ne po punojmë. Mbështetja e të rinjve dhe grave, ndërlidhja e tregut me aftësimin profesional, banimi social janë disa nga politikat të cilat do të adresojnë nivelin e lartë të papunësisë e te varfërisë. Të gjithë e dimë se si njeriu i varfër kollaj sëmuret, e ai i sëmuri lehtë varfërohet. Ndër prioritetet janë sigurimet shëndetësore për të gjithë. Resurset natyrore, lumenjtë do t’i trajtojmë me kujdes”, tha Kurti.Kurti tha se menaxhimi i mbeturinave mbetet një ndër sektorët më të pazhvilluar në Kosovë.“Kur flasim për zhvillim të qëndrueshëm nuk mund te mos flasim për arsim. Pa arsimin cilësor nuk mund të flasim për zhvillim të qëndrueshëm”, tha ai.Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, nuk kanë pranuar të flasin për media rreth takimit që sot kanë pasur me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe emisarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.Të dy morën pjesë në hapjen e edicionit të katërt të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm 2021.“Këtu jemi për Kosovën e gjelbër, për të tjera në vende të tjera e herë të tjera”, tha Kurti. Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se për këtë takim tashmë kanë lëshuar komunikatë për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *