Kurti në Prizren: Qeveria e përkushtuar për mjedis të favorshëm për biznese

                    Kryeministri Albin Kurti ritheksoi angazhimin e palëkundur të Qeverisë së Kosovës për të ofruar mjedis të favorshëm për të bërit biznes. Ai këtë deklaratë e bëri në hapjen e përfaqësisë në Kosovë të kompanisë prestigjioze zvicerane “Selise” në Parkun e Inovacioneve dhe Trajnimeve në Prizren.Zgjerimi i kësaj kompanie me përfaqësi në Kosovë, u vlerësua si dëshmi shtesë për potencialin gjithnjë në rritje të sektorit tonë të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, si dhe përkushtimit të vendit tonë ndaj transformimit digjital.Në takimin me kryetarin e Bordit dhe drejtorin e kësaj kompanie, Kurti tha se sektori i TIK-ut është shtyllë e rëndësishme për ekonominë kosovare, me bilanc tregtar të jashtëzakonshëm, me rritje prej 114% në eksportin e shërbimeve të TIK-ut në vitin 2022.Kryeministrit tha se Qeveria synon që avantazhet e digjitalizimit të arrijnë në çdo cep të Kosovës, e të mos lënë askënd mbrapa, duke veçuar lidhjen e fshatit të fundit me internetin brezgjerë gjatë këtij viti.“Qeveria jonë është e përkushtuar për zhbllokimin e rritjes së mëtejshme brenda këtij sektori, duke u përafruar ngushtë me agjendën ambicioze për transformimin digjital në administratë publike, arsim, shëndetësi dhe ekonomi”, tha kryeministri Kurti.