Kurti: Në VV kemi defekte të brendshme strukturore

0

“Është e qartë është se në subjektin tonë politik që është rritur tej mase në 3-4 vjetet e fundit ka defekte strukturore dhe organizative”.Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të martën në një konferencë për media, derisa komentoi rezultatin e zgjedhjeve lokale.Në këto zgjedhje, partia e Kurtit arriti t’i fitojë vetëm katër komuna, nga 38 sa janë gjithsej në Kosovë.Para mediave, lideri i VV-së njoftoi se të hënën mbrëma i ka mbledhur të gjithë kandidatët e partisë së tij që garuan për kryetarë komunash në balotazh.Sipas tij, ky takim është mbajtur për të diskutuar rreth rezultatin që morën në zgjedhjet lokale.“Mbrëmë i kam takuar 12 kandiatatët që ishin në balotazh edhe ata që fituan dhe ata që s’fituan dhe mbajta shënimet për të gjitha vërejtjet, sugjerimet mësimet që duhet nxjerrë se çka ka mundur të jetë më mirë. Shtabi ynë zgjedhor është duke përgatitur raport për fushatën dhe rezultatin që do ta diskutojmë në Kryesi të Vetëvendosje në ditët në vijim dhe unë s’nxitohem me konstatime para këtij raporti”, u shpreh Kurti.Shtoi se ka ekzistuar një sinkronizim i të gjithë të tjerëve kundër Vetëvendosjes, duke thënë se ishte “një panik opozitar”./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *