Kurti nga Shkupi: Mbledhja e sotme u mbajt për ta intensifikuar bashkëpunimin mes dy vendeve

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së dy qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka thënë se mbledhja e sotme është moment historik në bashkëpunimin mes dyja vendeve. Ai ka thënë se kjo mbledhje u mbajt për ta intensifikuar bashkëpunimin mes dy vendeve. Kurti ka shprehur ngushëllime për viktimat në Spitalin e Tetovës dhe atyre që kanë vdekur nga COVID-19.“Mbajtëm mbledhjen e përbashkët që është shprehje e vullnetit për të shënuar etapë të re të bashkëpunimit. Bashkërendimi dhe politika dhe puna në projekte të përbashkëta konsiderojmë që përmirëson jetën e qytetarit është obligim i yni. Sot nënshkruam 11 marrëveshje në fusha të ndryshme. Para mbledhjes së dy qeverive me kryeministrin Zaev mbajtëm një takim bilateral. Si vende me synime të përbashkëta e kuptojmë që luftimi i krimit dhe korrupsionit është i rëndësishëm për ecjen tonë. Qeveria jonë e re është ngritur dhe qëndron e fort në rrugën për drejtësi”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *