Kurti: Nga shtatori do të hapen edhe tetë profile të reja në arsimin dual

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga shtatori do të hapen edhe tetë profile të reja në arsimin dual. Kurti, profilet i ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

– Rrobaqepësi,

– Automekanik,

– Metal përpunues,

– Përpunues i drurit,

– Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit,

– Instalues elektrik,

– Tregti me shumicë dhe pakicë,

– Estetist.

Sipas tij, përveç profileve kuzhinier, asistent i mikpritjes hoteliere (kamarier), floktar e murator, nga viti i ardhshëm shkollor do të fillohet edhe këto profile të reja në arsimin dual. “Tashmë po zgjerohemi në 21 shkolla në 13 komuna të ndryshme, me 12 profile”, shkroi Kurti.