Kurti nuk e lëshon numrin “1”, VV shkon pa bartës liste në zgjedhje
Vetëvendosje do të shkojë pa bartës të listës në zgjedhje, njofton Insajderi.Kjo është konfirmuar në mbledhjen e sotme të KQZ-së ku do të certifikohen përfundimisht listat e partive të kandidatëve për deputetë, njofton Insajderi. Vetëvendosje kësisoj ka vendosur që ta mbajë listën ashtu siç e ka pasur. Po ashtu, të njëjtin vendim e ka marrë edhe Nisma, PDAK dhe AAK. Nga KQZ kanë bërë të ditur se hapësirat e numrave të kandidatëve që nuk janë certifikuar do të hijezohen në atë formë që të mos ketë vota të shkuara huq dhe të mos shkaktohet konfuzione.