Kurti për shtesat prej 100 eurosh për pensionistët: Kjo kategori dha shumë, e mori pak
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vendimin e qeverisë për ndarjen e 100 eurove shtesë për pensionistët gjatë muajit nëntor, duke thënë se “kemi marrë vendimin e duhur”.Ai ka demantuar lajmet se ndarja e këtyre mjeteve është bërë për fushatë në prag të mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.“Ne besojmë që e kemi marrë vendimin e duhur që t’i ndihmojmë kësaj kategorie shoqërore që ka kontribuuar shumë, e ka marrë pak”, ka deklaruar Kurti për EO.Me vendim të qeverisë përfituesit e skemave pensionale nё muajin nёntor do tё përfitojnë nga 100 euro shtesë mbi pensionin e rregullt dhe shtesën aktuale.Kurse përfituesit e skemave sociale nё muajt nёntor dhe dhjetor do tё pёrfitojnё dyfishin e pagesës sё rregullt dhe shtesёs aktuale, shtesё e cila gjithashtu aplikohet si pjesё e masёs 3.2 tё Pakos sё Ringjalljes Ekonomike.Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se vendimet për ndarjen e këtyre shtesave janë bërë për të përballuar ngritjen e çmimeve në vend./Insajderi.com