Kurti për strehimin e refugjatëve afganë: Jemi shtet serioz, partneriteti me SHBA-të në radhët të parë

0

                                    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për strehimin e refugjatëve nga Afganistani.Kurti ka thënë se ka një muaj që në vazhdimësi kanë qenë në kontakt me SHBA-të për të përgatitur planin e strehimit të refugjatëve nga Afganistani, shkruan Reporteri.net.Ai ka bërë të ditur se hollësitë ende janë duke u diskutuar dhe do të bëhen të ditura kur të përfundojnë.“Më lejoni të shpreh pikëllimin tim me pamjet e rënda nga kryeqyteti i Afganistanit, ku urojmë të kemi sa më pak viktima. Qytetarët kudo në botë, jo vetëm që e meritojnë por edhe u takon demokracia. Ka një muaj që Qeveria e Kosovës është në kontakt me SHBA-të për të përgatitur strehimin dhe mbrojtjen e një numri të refugjatëve nga Afganistani. Ne jemi shtet serioz dhe tash e një muaj këtë punë e kemi bërë pa zhurmë dhe me shumë kujdes. Ne i kemi SHBA aleatin kryesor dhe partnerin strategjik të pazëvendësueshëm dhe çështja e strehimit të afganistanëve përveç aspektit humanist e ka gjithashtu edhe dimensionin e aleancës dhe partneritetit me SHBA-në. SHBA na ka mbështetur e përkrahur në vazhdimësi dhe kjo është vetëm një pjesë e vogël përkundër kontributit të tyre të madh për vendin tonë. Hollësitë për strehimin e refugjatëve janë duke u diskutuar me SHBA-të dhe ato u përkasin dy ekipeve tona”, u shpreh kryeministri Kurti para mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *