Kurti-qytetarëve: Merrni torba me vete për blerje të gjësendeve, mos përdorni qese të plastikës
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë vizituar disa dyqane në qendër të Prishtinës, me ç’rast kanë promovuar reduktimin e përdorimit të qeseve të plastikës.Kurti ka bërë thirrje për qytetarët që të marrin torba me vete, në mënyrë që të mos i përdorin këto qese që kontribuojnë në ndotje të ambientit.Pas kësaj vizite, Kurti ka njoftuar se qeset pa doreza janë falas, ndërsa të tjerat 5 centë, ku 2 centë do të shkojnë në buxhet të shtetit. “Ne i falënderojmë shumë për bashkëpunimin pronarët dhe menaxherët e marketeve apo vetëshërbimeve siç iu kemi thënë kaherë që ta zbatojmë me përpikëri udhëzimin administrativ dhe i ftojmë qytetarët që kur të shkojnë të blejnë në vetëshërbim në markete t’i marrin torbat me vete. Vetëm këto qeset pa dorëza pa vegëza do të jenë falas dhe këto përdoren për fruta dhe perime, ndërkaq ato qeset prej 25 deri 50 mikronë do të kushtojnë 5 centë, 2 centë shkojnë në buxhet të shtetit. Por është mirë që aso të kemi sa më pak dhe torbat merrini me vete kur blini gjësende nëpër vetëshërbime apo markete”, ka thënë Kurti, raportoi EO.