Kurti: Serbia refuzon të hapë arkivat dhe të zbulojë vendndodhjet e varrezave masive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Twitter për viktimat e zhdukjes me forcë, teksa sot shënohet Dita Ndërkombëtare.Kosova i ka 1 mijë e 617 të zhdukur më forcë gjatë luftës së fundit. Kurti ka thënë se Serbia po refuzon ti hapë arkivat, duke e mohuar përgjegjësinë.”Në ditën ndërkombëtare të viktimave të zhdukjeve me forcë, kujtojmë 1617 personat e zhdukur me forcë gjatë luftës së Kosovës. Mungesa e tyre ende rëndon shumë, pasi Serbia vazhdon të mohojë përgjegjësinë dhe refuzon të hapë arkivat dhe të zbulojë vendndodhjet e varrezave masive”, ka shkruar Kurti.