Kurti shkon në Suharekë me mëngjes, pas shpërthimit të zjarreve
N ë disa lokacione në Komunën e Suharekës zjarri ka shpërthyer qe disa ditë, ku gjendja ishte tejet e rëndë. Duke qenë Suhareka komuna më e goditur nga zjarret, sot me mëngjes kryeministri Albin Kurti ka shkuar për vizitë në këtë komunë. Kurti pasi ka mbajtur një takim me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, së bashku me të kanë shkuar në fshatin Studençan për të parë nga afër gjendjen, shkruan Reporteri.net.