Kurti takon Totajn, flasin për rrugën Prizren-Tetovë
Kryeministri Albin Kurti vizitoi të dielën komunën e Prizrenit për të diskutuar me kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj për rëndësinë që ka rruga Prizren-Tetovë.Kurti i premtoi Totajt se do ta mbështesë Komunën e Prizrenit edhe në projektet infrastrukturore, si dhe ndërtimin e teleferikut në kalanë e qytetit.Rruga Prizren-Tetovë do të kushtojë rreth 200 milionë euro, ku 150 milionë parashikohen të harxhohen vetëm në tunel me gjatësi mbi 6.5 km, deklaroi Kurti.Kujtojmë se të premten kryeministri Kosovës, Albin Kurti vizitoi Tetovën, ku edhe promovoi idenë e lidhjes së turizmit malor mes Tetovës dhe Prizrenit, përmes rrugës së re. Ai tha se zhvillimi ekonomik duhet të jetë edhe zhvillim rural dhe nuk duhet të jetë i rezervuar vetëm për zonat urbane.Shefi i ekzekutivit kosovar nga fshati Vicë i Tetovës, se rruga Prizren-Tetovë është shumë me rëndësi për dy anët e kufirit. Ai tha se ky projekt është rajonal dhe ndihmon në zhvillimin e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut./rtk