Kurti thërret konferencë për media pas takimit me Këshillin Grevist 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë konferencë për media bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Muratin dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin.Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mbajnë konferencë për media”, thuhet në komunikatë. Konferenca është ftuar pas takimit që ka filuar nga ora 08:00 i Kurtit me përfaqësues të Këshillit Grevist, në krye me Rrahman Jasharajn. SBASHK ka insistuar në kërkesën për 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit të Pagave për të gjithë mësimdhënësit, gjë për të cilën qeveria po hezitojnë.