Kurti: U bëjmë thirrje 5 vendeve të BE-së që urgjentisht ta njohin pavarësinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës në seancën e Kuvendit ku pritet miratimi i një rezolute në mbështetje të popullit ukrainas ka thënë se nëse bota nuk i përgjigjet me kujdes sulmit të Rusisë në Ukrainë, vihet në rrezik e ardhmja e secilit prej nesh.Kurti ka kritikuar qasjen e Serbisë dhe mosdënimin e agresionit rus në Ukrainë, duke u bërë thirrje 5 vendeve mosnjohëse të BE-së që urgjentisht ta njohin pavarësinë e Kosovës duke thënë se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës përbën cenim për kontinentin evropian, shkruan Reporteri.net.Kurti po ashtu ka bërë të ditur se në përputhje me rrethanat e reja të krijuara do të përshpejtohet aplikimi i Kosovës në BE, Këshill të Evropës e mekanizma të tjerë ndërkombëtarë.Jemi kundër të gjitha gjërave që mund të sjellin humbje të jetës. Ukrainasit nuk e kërkuan këtë luiftë, nuk e kërkuan por nëse ndalon së luftuari nuk do të ketë Ukrainë. Ne jemi popull paqedashës e liridashës, prandaj edhe e gjejmë vetën në heroizmin e tyre sepse e njohim mirë çmimin e lirisë. Ne dënojmë edhe mosdënimin e agresionit rus edhe nga Serbia dhe mosvënien e sanksioneve. Pozicioni edhe, edhe është pozicion edhe me autokracinë edhe me demokracionë. Nuk mund të ketë enutralitet për vende kandidate për anëtarësim në BE. Secili duhet ta dënojë invazionin rus. Në rrezik është e gjithë arkitektura e sigurisë. Nëse bota nuk vepron e bashkuar, në rrezik është e ardhmja e secilit prej nesh. Ledhatimi i autokratëve nuk i bënë ata më demokratë por i shndërron në diktator. Ka kohë që ne kemi ngritur alarmin për fqinjin tonë agresiv i cili nuk është penduar për krimet e kryera. Në përputhje me realitetin e ri kemi ngritur mobilizimin dhe kemi ngritur Fondin e Sigurisë dhe ftojmë qytetarët që të kontribuojnë aq sa munden. U bëjmë thirrje 5 shteteve të BE-së që të njohin këtë realitet duke njohur urgjentisht pavarësinë e Kosovës. Pavarësi e Kosovës është një rast që merr parasysh padrejtësinë shekullore e luftën e gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë. Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës përbën cenim për kontinetin evropian. Ne do të përshpejtojmë aplikimin për në BE-, Këshill të Evropës e mekanizma të tjerë”, tha kryeministri Kurti.