Kurti: U planifikua sulm hakmarrës ndaj Policisë në nëntor, u shtye shkaku i zgjedhjeve në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur konferencë të jashtëzakonshme së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton Gazeta Sinjali.
“Gjatë muajit nëntor të vitit 2023 ka pasur planifikime që të kryhet një sulm të drejtim të komunës së Zubin Potokut ne qellim marrjen e viles së Radoiçiqit në brigjet e Liqenit të Ujmanit, por këto plane janë pezulluar përkohësisht për shkak të këtyre zgjedhjeve në Serbi.
“Plani paraprak për sulme hakmarrëse ndaj Policisë së Kosovës kemi marr vesh se ka ndryshuar pas intensifikimit të patrullimit të përbashkët mes Policisë se Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it rreth kufirit të Serbisë, dhe masave të tjera të marra nga ne”, tha Kurti.