Kurti: Unë e Vjosa Osmani do të mbesim klasë e mesme, kush i do paret le të del në biznes
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një tubimi elektoral në Shtime ka thënë se ai dhe Vjosa Osmani nuk do të pasurohen kur të vijnë në pushtet. “Edhe Osmani edhe unë do të mbesim klasë e mesme. Kush i do paret del në biznes dhe e provon fatin e vet”, tha Kurti. Ai më tej tha se qeveria e tij do t’i zmbraps kriminelët.“Çdo kriminel do të zmbrapset para drejtësisë së shtetit dhe forcës së ligjit”, tha Kurti. Ai në këtë tubim premtoi edhe ndihmë për ndërmarrësit dhe për fermerët. Kurti ishte i shoqëruar nga gruaja e tij në këtë tubim