Kurti uron Pashkët: Janë simbol i sakrifikimit dhe i shpresës, i fillimeve të reja
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë me rastin e festës së Pashkëve. Kurti ka thënë së kjo fundjavë është e veçantë për besimtarët katolikë e protestantë në mbarë botën.“Kjo fundjavë është e veçantë për besimtarët katolikë e protestantë në Kosovë dhe në mbarë botën. Janë këto ditët e afrimit me njëri-tjetrin por edhe të besimit mes nesh”. Tutje Kurti thotë se Pashkët si festë e ringjalljes dhe ripërtëritjes, janë simbol i sakrifikimit dhe i shpresës, i fillimeve të reja.
Postimi i plotë i Kurtit:
Urime Pashkët për të gjithë besimtarët katolikë e protestantë!Kjo fundjavë është e veçantë për besimtarët katolikë e protestantë në Kosovë dhe në mbarë botën. Janë këto ditët e afrimit me njëri-tjetrin por edhe të besimit mes nesh.Si festë e ringjalljes dhe ripërtëritjes, Pashkët janë simbol i sakrifikimit dhe i shpresës, i fillimeve të reja.Si shoqëri dhe si shtet po kalojmë kohëra të vështira si pasojë e pandemisë Covid-19 por edhe e problemeve të grumbulluara me dekada, sfida që përveçse aftësisë shpeshherë testojnë edhe durimin tonë. Por, ky fillimvit na ka dëshmuar sërish se kur bëhemi bashkë tejkalojmë çdo pengesë, sado e madhe të jetë.Andaj, sot lutemi dhe urojmë për më shumë mirësi e më shumë dashuri.
Gëzuar Pashkët!