Kurti: Vizita e Scholz historike, zhvilluam edhe një takim tete-a-tete

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke komentuar vizitën e Kancelarit Olaf Scholz në Kosovë, ka thënë se vizita e tij është historike, pasi është hera e parë që Scholz viziton Kosovën qysh prej shpalljes së pavarësisë.

Kryeministri Kurti ka njoftuar se ka zhvilluar edhe një takim sy më sy me Kancelarin Scholz dhe pastaj edhe me delegacionet shtetërore, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ai ka shtuar se kjo vizitë është dëshmi e raporteve të forta mes dy shteteve.

https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=17611712&v=2.1&guid=f9808297647f48f4854e63096d6b6d6cd0f9af86b55440828413f1e5e7e77cd2

“Pata kënaqësinë e veçantë që në vizitën e parë të një kancelari gjerman në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ta mirëpres Kancelarin Scholz në Aeroportin “Adem Jashari”, të parakalojmë bashkë në ceremoninë pritëse me nderime të larta shtetërore, të bisedojmë në një takim tête-à-tête, të diskutojmë me delegacionet tona shtetërore, dhe t’i drejtohemi popullit të Republikës nëpërmjet një konference të përbashkët për media”, ka shkruar Kurti.

“Vizita e sotme e kancelarit gjerman ishte historike. Përveçse e para e tillë që nga shpallja e pavarësisë, ishte dëshmi e marrëdhënieve tona të forta si dy vende partnere dhe aleate për njëra-tjetrën, të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, në një moment përcaktues për rajonin dhe kontinentin tonë.

Vielen Dank, Bundeskanzler Scholz”, ka përfunduar kryeministri. /Reporteri.net/