Kurti viziton odën ku u planifikuan aksionet e para të UÇK-së në Llap

0

Kryeministri Albin Kurti sot ka qëndruar në Podujevë, konkretisht në një odë ku thotë se në të kanë bërë plane për çlirim Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë.Në një shkrim në Facebook, Kurti thotë se dëgjoi rrëfimet evokuese të bashkëluftëtarëve: Gjeneral Naim Haziri, Kolonel Shaip Haziri dhe Selim Haziri.“Kjo është oda e Naim Hysenit, ku e kemi parë në xhirim Zahir Pajazitin. Këtu bënin plane për çlirim Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë. Odë e përgatitjes para aksioneve; dhe, e strehimit pas aksioneve. Përveç gueriles së parë që filloi nga po këtu, çdo vendim tjetër për këtë zonë u vendos po ashtu këtu”, tha ai.“Dje ishte ditëlindja e Ilirit e nesër është e Hakifit. Sot erdha në këtë odë bashkë me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi”,  Dëgjuam rrëfimet evokuese të bashkëluftëtarëve: Gjeneral Naim Haziri, Kolonel Shaip Haziri dhe Selim Haziri. Erdhëm për kujtim e nderim. Me përmallim dhe obligim”, u shpreh Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *