Kurti viziton Prizrenin: Vendi ynë ka zhvillim të hovshëm artistik e kulturor
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka qëndruar në Prizrenin historik.Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se Kosova ka zhvillim të hovshëm artistik e kulturor, dhe në saje të reformës më të madhe kulturore ndonjëherë, e cila u përafrua edhe me miratimin në Qeveri të Projektligjit për Art dhe Kulturë.“Vendi ynë ka zhvillim të hovshëm artistik e kulturor, dhe në saje të reformës më të madhe kulturore ndonjëherë, e cila u përafrua edhe me miratimin në Qeveri të Projektligjit për Art dhe Kulturë, po ofrojmë mbështetje të shumëfishuar institucionale për skenën e pavarur kulturore dhe partneritet strategjik për zhvillim kulturor në vend.
po ofrojmë mbështetje të shumëfishuar institucionale për skenën e pavarur kulturore dhe partneritet strategjik për zhvillim kulturor në vend”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
Çdo cep i Prizrenit është përplot histori e trashëgimi!
Vizitën në këtë qytet e nisëm në Këshillin e Bashkësisë Islame, ku i shprehëm urimet për festën e Bajramit.
Vazhduam me vizitat në monumentet e trashëgimisë kulturore të qytetit, aty ku mozaiku i pasur e i shumëllojshëm kulturor plotësohet me harmoninë e përkryer ndërmjet krijimtarisë artistike të dorës së njeriut, bukurive natyrore dhe traditës shpirtërore.