Kurti viziton Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Divjakë: Kujtojmë të gjithë heronjtë që na mundësuan lirinë
Kryeministri Kurti në shënim të 22-vjetorit të çlirimit të Kosovës ka vizituar Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Divjakë ku të pranishëm ishin edhe ish-komandantët e UÇK-së, Sylejman Selimi e Agim Çeku.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se datën 12 qershor e kujtojmë gjithmonë, dhe krenohemi përherë që për lirinë e Kosovës organizuam luftën çlirimtare duke fituar jo vetëm lirinë e shumëpritur, por edhe miqësinë dhe mbështetjen e NATO-s me të cilët u rreshtuam drejt dhe dolëm fitimtarë“Në këtë ditë dhe në vazhdimësi i kujtojmë dhe nuk do t’i harrojmë, heronjtë dhe dëshmorët, luftëtarët dhe patriotët e të gjithë brezave e të të gjitha kohërave, të cilët na mundësuan që ne sot të gëzojmë lirinë”, tha ai.Në këtë manifestim të organizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të pranishëm ishin edhe ministra të Qeverisë së Kosovës, deputetë të Kuvendit të Kosovës, luftëtarë të UÇK-së, veteranë e invalidë të luftës çlirimtare të Kosovës, të burgosur politik dhe familjarë të dëshmorëve.
Fjalimi i plotë e kryeministrit Kurti:
E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani,
I nderuari Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, zotëri Glauk Konjufca,
Të nderuar gjeneralë-komandantë Agim Çeku dhe Sylejman Selimi,
I nderuari gjeneralmajor i FSK-së, zotëri Enver Cikaqi,
Të nderuar ministra e deputetë,
Të dashur luftëtarë të UÇK-së, veteranë e invalidë, familjarë të dëshmorëve, Të dashur të burgosur politik