Kurti viziton ushtarët e FSK-së që po trajnohen në Iowa: Është rritur buxheti për mbrojtje për 52%
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar kontingjentin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kontingjent i cili po zhvillon trajnime se bashku me ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s.Me anë të një komunikate, tregohet se Kurti është shprehur mirënjohës ndaj ushtarëve të FSK-së, për krenarinë që këta të fundit ia sjellin Kosovës me përkushtimin e tyre për t’i shërbyer vendit.“Gjatë qëndrimit të tij në shtetin e Iowa-s të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, vizitoi kontingjentin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po zhvillojnë trajnime atje së bashku me ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s. Aty u takua me ushtarët Lulëzim Statovci, Fidan Nishevci, Arianitë Prushi dhe Malsor Haxhiu. Kryeministri Kurti u shprehu mirënjohje ushtarëve tonë për krenarinë që na e sjellin me përkushtimin e tyre për t’i shërbyer vendit”, thuhet përveç tjerash në komunikatë. Me tej shtohet se, Kurti po ashtu ka falënderuar edhe pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s për mbështetjen e tyre për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Komunikata e plotë:
Kryeministri Kurti vizitoi kontingjentin e ushtarëve të FSK-së që po zhvillojnë trajnime në Iowa
Iowa, 13 maj 2022
Gjatë qëndrimit të tij në shtetin e Iowa-s të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, vizitoi kontingjentin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po zhvillojnë trajnime atje së bashku me ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s. Aty u takua me ushtarët Lulëzim Statovci, Fidan Nishevci, Arianitë Prushi dhe Malsor Haxhiu.