Kurtin e bind Rashiqi, lejon vizitën e Patriarkut Porfirije në Kosovë

                  Sot në mesditë, Ministri për Kthim dhe Komunitete, z. Nenad Rashiq, kërkoi nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, që t’i lejohet Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe që të hyjë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse.

Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojet e tij, edhe pse nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese. Ministrit Rashiq, Kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht.

Paralajmёrimi i Patriarkut Porfirije se planifikon tё hyjё pa truproje nё Kosovё është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia.

Në javën e fundit të dhjetorit, Kisha Ortodokse Serbe (KPS) kishte thënë se institucionet e Kosovës ia kanë ndaluar Patriarkut Porfirije ardhjen në Patrikanën e Pejës në prag të Krishtlindjes.

Mirëpo, MPJ përmes një komunikate ka thënë se kërkesa për vizitë e Patriarkut Porfirije nuk është refuzuar, siç po propagandohej nga Kisha Ortodokse Serbe, por është lidhur me distancimin nga aktet e dhunës.

Në njoftimin e MPJD thuhet se kërkesa për vizitë “mund të aprovohet vetëm pasi Kisha të ketë dënuar e të jetë distancuar nga veprimet e pjesëtarëve të KOS-it, të cilët, duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, janë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje”./Reporteri.net/