Kurtishaj: Brenda dy dite, mbi 500 pushues në Shëngjin e Velipojë
Pronari i kompanisë turistike në Kosovë “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, ka njoftuar se kjo kompani ka arritur shifra rekorde në turizmin shqiptar.
Kurtishaj ka thënë se vetëm brenda dy dite, kanë shkuar mbi 500 pushues në Shëngjin e Velipojë.
“Jam shume i lumtur qe Sharr Travel po arrite shifra rekorde ne turizmin Shqipfoles, vetem brenda dy dite mbi 500 pushes ne Shengjin e Veljpoje. Faleminderit Stafit, bashkepuntorëve e mbi te gjitha shume respekt e falenderim per klientet qe po na bashkohen çdo dite e me shume. Shqiperia mbetet destinacioni kryesor turistik per Shqiptaret e Kosoves”, ka shkruar ai.