Kush dhe pse ja mbylli dyert e Kuvendit UÇK- Shkruan: Faton Abdullahu, analist politik

0

Dje pas më shumë se dy dekadash UÇK-së nuk ja hapën dyert e Kuvendit të Kosovës. Thënë pak më ndryshe UÇK-së ia përplasën dyert e Kuvendit para fytyre për të shtatën herë. Duke mos e votuar, ‘Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës’, këtë e kanë bërë dje ata që nuk e kanë votuar këtë përpjekje për ta mbrojtur me ligj, atë që është ndërtuar me gjak, themeli i shtetit tonë. Dje kanë ngadhënjyer interesat klanore e partiake, grupore e individuale, mbi ato atdhetare e shtetërore. Pse ka ndodh kjo? Kjo ka ndodh sepse disa…..

1) Menduan se nga kjo mund të përfitojnë vetëm partitë e dala nga lufta.

2) Menduan se UÇK tashmë nuk është vlerë, sepse e gjykuan nga ajo çfarë kanë bërë disa pas luftës e jo çfarë kanë bërë të gjithë gjatë dhe para luftës.

3) Menduan që kështu ti vardisen disa ndërkombëtarëve të cilët vazhdojnë të mendojnë se UÇK-ja është vlerë inkopatibile me vlerat multietnike të Kosovës ahtisariane,

4) Menduan se kështu tërthorazi e ndihmojnë Gjykatën speciale që të mbaroj me UÇK-n atë që ka filluar.

5) Menduan se kështu duke e bojkotuar këtë Projektligj, partitë politike të lidhura më shumë me luftën do t’i dobësojnë.

UÇK-n e lanë në rrugë e jo në Kuvend, edhe pse pa luftën e saj ai nuk do të ekzistonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *