Kush e formoi UÇK-në ,,Shqiptarët e tregojnë atë çka  nuk duhet , kurse e mëshefin atë çka e dinë tërë bota”. Shkruan:Mr Arif Kabashi

0

                  Këtë e kishte thënë At Gjergj Fishta 100 vite më par. Para disa dite, në vazhdën e fushatës elektorale Kujtim Shala tha UÇK-në e ka formuar LDK . E sikur të ishte Fishta gjallë do tia përkujtonte të mos thotë çka s’është , e të mos meshe atë që e dinë e tërë bota. E tërë bota e dinë se LDK që nga themelimi e deri në përfundim të luftës dhe çlirimit të Kosovës, madje deri në këto zgjedhje: me program, me aktivitete e me propagandë e ka shpallur veten parti jo e luftës, parti e urtë, parti e paqes. Këtë mund të mos e dinë vetëm studentët e akademikut Kujtim që janë më të rinjë se 25 vjet, deri sa nuk I hyjnë ndonjë studimi për historinë e UÇK-së. Akademik Shala, unë në studimet Master, për temë diploma kamë pasur ,,Lufta e UÇK-së dhe intervenimi I NAT-s në Kosovë” dhe nga 48 libra e materiale ndihmëse vendore e ndërkombëtare nuk e kam gjetur dikund të thuhet se UÇK-në e ka formuar LDK. 1. I nderuar akademik, a mund të ju thuhet studentë ve tuaj se Komunikatat e UÇK-së nga viti 1994 e deri në përfundim të luftës I ka shkruar LDK ? 2. A mund të ju thuhet se Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së e përbënte kryesia e LDK-së ? 3. A mundë të ju thuhet se R. Hollbruk për tu takuar me përfaqësuesit e UÇK-së, u ndal në Prishtinë tek zyret e LDK-së, apo shkoi në Junik dhe u takua me Hajdin Abazin alias Lum Haxhiu. 4. A mund të ju thuhet se në Konferencën e Rambujesë, kryetari i LDK-së ka përfaqësuar UÇK-në, po Hashim Thaçi kë përfaqësonte? 5. A duhet treguar studentëve tuaj se pas kapitullimit të ushtrisë serbe dhe hyrjes së forcave të NAT-s në Kosovë, kush nënshkruaji demilitarizimin e UÇK-së. Po nëse student tuaj hyjnë arkivave nga konferencat për shtyp të LDK-së të mbajtura gjat viteve të 90 kur UÇK vepronte fillimisht në ilegalitet e deri sa doli publikisht, dhe gjejnë këto deklarata se: 6. Nuk ka UÇK, shqiptarët e Kosovës janë të përcaktuar për rrugën paqësore. 7. Shqiptarët nuk kanë kapacitet për të kryer aksione ilegale-ushtarake , atom und ti bëjnë vet serbët për tua prishur imazhin paqësor shqiptarëve. 8. UÇK janë grupe të frustruara me ideologji të majtë marksiste-leniniste dhe enveriste. 9. LDK ka krijuar një komision për të verifikuar krimet e UÇK-së dhe krimet tjera ndaj popullsisë civile 10. … Mund të numroj edhe sat ë duash fakte tjera, apo vetëm një është e mjaftueshme për të kuptuar hipokrizinë që po e kalojmë për të ardhur deri te pushteti. Një mik imi intelektual e atdhetar që jeton në perëndim (A .E.), këtyre ditëve bëri një status ku shkruante,,Shoqëritë perëndimore të cilat po i lusim ne shqiptarët të bëhemi pjesë integrale e tyre, këtë nivel të pa përputhshmërisë ndërmjet fjalës dhe veprës e quajnë Hipokrizi, nivel ky fort i urryer nga këta. Heronjtë i kanë varrosur që moti duke na përkujtuar admirimin historik, por duke I zëvendësuar me heronjtë e rinj – ata të dijës dhe punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *