KUSH ËSHTË NJERIU MË PRORUS, ME PREJARDHJE NGA KOSOVA?Shkruan: Prof .Dr. Milazim KRASNIQI.
Inflitrimi i shërbimeve sekrete ruse në mesin e serbëve të Kosovës, mund të jetë më i madh se sa që mund të mirret me mend. Njëra nga arsyet për këtë gjë është roli që ka në rritjen e influencës ruse në Serbi e në rajon, njëri nga serbët që ka prejardhje nga Kosova, Mllaxhan Gjorgjeviqi. Gjorgjeviqi është personi më prorus në skenën politike e publike në Serbi. Ai i akuzon politikanët e Serbisë, veçmas Vuqiqin, gjoja për tradhti ndaj Rusisë. Organizata e tij “Oslobodjenje” (Çlirimi) është tërësisht proruse, e lidhure edhe me Kishën Ortodokse të Rusisë. Aktivitetet e tij publike, pra ato që bëhen publike, e zbulojnë si person që është shumë i lidhur me politikat ruse. Gjorgjeviqi është edhe shef i organizatës “Kodi Serb”, e cila mirret me forcimin e lidhjeve ndërmjet Rusisë e Serbisë. Në një intervistë në gazetën “Politika” (2015) Gjorgjeviqi pohon: “ Planet e “Kodit Serb” gjithnjë e më shumë orientohen drejt Rusisë dhe programeve të cilat i dedikohen miqësisë dhe bashkëpunimit të rinisë serbe e ruse. Anëtarët e “Kodit Serb” kanë vizituar disa nga kampet më të njohura e më të rëndësishme të rinisë ruse, sikundër janë “Selinger”,”Ladoga”, “Tavrida”, Tubimi ndërkombëtar i rinisë ortodokse, Forumi i Politologëve të rinj (Risi)dhe shumë të tjera.” Më qartë nuk ka ku shkon. Qëndrimet e tij ndaj shqiptarëve janë ekstreme. Prandaj, Mllaxhan Gjorgjeviqi do të duhej të konsiderohej person me rrezikshëmri të lartë dhe nëse vjen në Kosovë në këtë periudhë, do të duhej të ishte nën vëmendjen e KFOR-it, po edhe të institucioneve tona të sigurisë./qendrapress.com/