Kush janë zbuluesit e vaksinës kundër coronavirusit?
Firmat Biontech dhe Pfizer sapo njoftuan se kanë zbuluar vaksinën kundër koronavirusit. Vaksina është efektive në 90 për qind të rasteve. Nuk është koha për të brohoritur. Kundër koronavirusit duhet të ruhemi edhe disa muaj, ndoshta edhe vite.
Biontech dhe Pfizer thanë se javën e ardhshme do të kërkojnë lejimin e vaksinës nga autoriteti amerikan i ilaçeve FDA.
Zhvillimi i vaksinës BNT162b2 ka filluar në janar, projekti është quajtur “Lightspeed” (Shpejtësi drite).
Kush janë zbuluesit?
Ata quhen Ugur Sahin dhe Özlem Türeci, janë çift.
Sahin, 54-vjeçar, është themelues i Biontech, gruaja e tij një vit më e re Türeci është Chief Medical Officer (ky është titulli zyrtar).
Meqë në botën perëndimore shpesh viteve të fundit popullistët zhvillojnë fushata të egra kundër të huajve për shkak të ndonjë psikopati e devijanti që keqpërdorë fe apo ideologji, në këto kohëra është me rëndësi të potencohet shembulli fantastik i integrimit në shoqërinë gjermane i Ugur Sahin dhe Özlem Türec.
Sahin është specialist i onkologjisë, më 2019 ka fituar çmimin gjerman për hulumtime të kancerit. Sahin rrjedh nga jugu i Turqisë, ka promovuar në Köln më 1990.
Familja e Türeci rrjedh nga Stambolli, babai i saj ka punuar mjek në landin gjerman të Niedersachsen. Në bursë vlera e Biontech tani është rreh 20 miliardë euro. /Koha/