KUSH PO SHET PATRIOTIZËM DY DITË PARA FESTËS KOMBËTARE: PATRIOTËT APO TRADHTARËT ?-Shkruan;Kumrie Avdyl SHALA

(Ata që nuk respektojnë heronjtë, dëshmorët, vlerat e kombit dhe luftetarët e lirisë, të mos shesin patriotizëm në ditë festash.)

Ka njerëz që e kujtojnë kombin vetëm kur afrohen festat. Dalin me flamuj nëpër duar, bëjnë thirrje për atdhedashuri dhe shesin fjalë të mëdha, sikur kanë mbajtur mbi supe gjithë historinë tonë.

Por në ditët e zakonshme, këta të njëjtët nuk njohin as vlerat kombëtare, as sakrificat, as gjakun e dëshmorëve.

Patriotizmi nuk zgjohet vetëm dy ditë në vit. Nuk është dekor për fotografi, as maskë për të fshehur interesat personale. Patriotizmi është përgjegjësi, është sjellje e përditshme, është respekt.

E mbi të gjitha, është nderimi i atyre që dhanë jetën për këtë tokë, heronjtë dhe dëshmorët tanë.

Prandaj, para se të na shesin patriotizëm në prag festash, pyetne veten:

Ku ishit gjithë vitin?

Çfarë respekti treguat, cilën vlerë e mbrojtët, cilin ideal e nderuan?

Kombin nuk e duan ata që bëjnë zhurmë për dy ditë. Kombin e duan ata që e respektojnë në heshtje, çdo ditë.

Ata që nuk njohin vlerat kombëtare, që nuk respektojnë historinë, që nuk përulen para emrit të heronjve, le të mos na shesin patriotizëm.

Sepse patriot është ai që jeton për kombin, jo ai që e përdorë kombin për përfitime.

Andaj, është ironike me pa sot ata që deri dje putheshin me shkaun, me grekun e me rusin… e sot bëjnë statuse me flamur, sikur po i ndez zemra për Shqipërinë.

Për një “like” te shkaut dje fluturonin nga gëzimi, sot flasin për kombin me një zell që t’i bën nervat copë.

Janë të njëjtët që kanë pasë jarani, kumari dhe bashkëpunime me armiqtë tanë , njerëz që çdo ditë na kanë shkatërruar shpirtërisht.

E sot, me fytyrën më të ndyer, ngrisin flamurin kuq e zi që deri dje e përdhosën.

Ata që dëgjonin me adhurim këngët sllave, që përqafojnë serbofilët, që u serviloseshin faqezinjeve, për përfitime të tyre, sot pozojnë si patriotë.

Hipokrizi që të bën me vjellë.

Keta servil po harrojnë masakrat: fëmijët e prerë, gratë shtatzëna të vrara, pleqtë e djegur si në hell nga Serbia ne tokën Dardane.

Po ,harrojnë se sot po nderohen shqipfolësit andej e kendej kufirit, shpijunët dhe tradhtarët e kombit, e pikërisht ju jeni ata që po i ngrisni në piedestal, si të ishin vlera kombetare.

Kurse brezat para jush: stergjyshë, gjyshër, baballarë e vetë ju, keni kontribuar w po kontriboni ende, në tkurrjen e trojeve tona.

Keni bërë hile e keni bashkëpunuar me serbin, vetëm për t’i shpëtuar fyturatê e juaja të ndyra.

E sot, shisni patriotizëm për 28 Nëntor.

E mbuloni Facebook-un me flamuj, poezi e brohorima, sikur nuk iu kemi parë deri dje të zhytur në baltë.

Për shkak t’juajin

për shkak të gjithkujt që nuk e njohu shtetin, kombin, dëshmorët, heronjtë, luftëtarët e lirisë,

për shkak të patriotizmit të rremë dhe tradhtisë,

DLIRIA jonë u nda në 7 pjesë, e sundohet nga armiqet e përveçem shekullor të kombit tonë.

Prandaj, një herë e mirë:

MOS SHISNI MORAL PATRIOTIK.

MOS BËNI SIKUR JU KA LINDUR KOMBI SHQIPTAR DY DITË PARA FESTËS.

Ne i dimë fytyrat e juaja ,të moralit e “patriotizmit” historik dhe servilosjet e juaja, heshni mjaft më.

Së LAVDIA i takon vetëm atyre që nuk u përlyen kurrë./QendraPress/