Kushdo që mundohet të përbaltojë margaritarin UÇK ,përbaltos vetveten-Shkruan;Qazim THAÇI

0

             Tani jemi kur jemi në  kohë  pandemie  që ka kapluar  globin , befasisht  ose jo rastësisht duket se ka kapluar  dëshira e  shumë   shqipfolëse të shitur  të  u hapet  oreksi  për  fyer çlirimtarët e përmes tyre  për të  fyer lirinë e Kosovës, kjo ka një kuptim më të thellë analitikë. Prandaj, jemi  të  befasuar  ne si komb e bile edhe të tjerët me ne,  prej nga  gjithë kjo  urrejtje ndërkombëtare  o Zot. Kur tashmë jemi dëshmitar  që  Serbia,  mbi varret masive të shqiptarëve në  Rashkë  është munduar të ngrisë bjeshkë dheu që ta  humbë  gjurmët e  krimit, por, shqipfolësit e shitur të  thuash se  janë bërë kasnec të palodhur që të fyejnë e shajnë  lirinë, duke  harruar se liria është  gjaku  i atyre 12 mijë martirëve e dëshmorëve  të  Kosovës, është  zëri dhe  shpirti i  atyre nënave, motrave tona që u dhunuan e sakatosën, tani  me  kemi edhe deklarata  nga ushtarët serbë, që  pohuan se edhe asfalte kanë shtruar me eshtra  të  shqiptarëve, edhe kjo nuk i ndalon ata shqipfolës   të  nëpërkëmbin lirinë  që  tashmë  botërisht dihet ka emër, E ai emër është UÇK .Ne  edhe mos të duheshim mes veti, por kur prangat i vendosen presidentit të  shtetit tendë ,e kur celulat e para  të  ushtrisë çlirimtare u vihen akuza aq të rënda saqë  as lapsi dot  si shkruan, çka të  presim ne  atëherë nga ata që  fillimisht  pretekst  kërkuan lloj lloj shtëpie  të  verdhë, të kuqe e të zezë, e pastaj  ato as  që  i përmendin sepse ishin fjalë në erë .Është koha  të rikujtojmë se liria që  po e gëzojnë nuk erdhi dhuratë  baba dimrit e as dhuratë  e atyre që  nuk e  kanë  në shpirt lirinë, Erdhi sepse  ishte synim e amanet më shumë se  6 shekuj se Liria  i duhej Kosovës, i duhej kjo liri, Shpesh në raste  të këtilla humbin fjalor, humbin mendimet ,sepse njeriu  që  qoftë edhe një ditë  lirie e  shijon e kupton plotësisht  aromën e sajë. Sepse  ne që ishim veprimtar të  ngjarjeve  dimë se  amanet e kishim e  duhet ta lëmë  lirinë e Kosovës, E jo mbi  këtë liri tani të  kalërojmë si  të çmendur. Liria   që ka emër këtë e dinë secili, edhe emrin e lirisë së  Kosovës  askush   nuk ka  që nuk e dinë  qoftë edhe banorë i Afrikës apo ndonjë kontinenti tjetër, UÇK-ja   është një margaritar, që kushdo që  mundohet ta përbaltës   duhet ta dijë se përbaltës vetveten, andaj më mirë   e më qartë  kuptojeni  këtë  aromë  lirie  e mos  e shkelni gjakun  tuaj  të derdhur për  këtë liri,, Balta e kësaj lire  është më ëmbël  se mjaltë e  premtimit bosh  të Serbisë gjakatare, këtë besojë e din mirë edhe ata shqipfolës  që patrembur mundohen ta shkelin amanetin e dëshmorëve dhe  mbi të hedhin pluhurin   e ndotur të frymës milosheviqiane  që  tashmë  ka perënduar  si një histori e trshtë. Ju kisha lutur  mos mundoheni të i përbaltosni gjakun dëlirë  të legjendarit Adem Jashari, të kryetrim Abea, të  Hashimit e Përparimit të mbesave të mija , Arbënores e Sarandës,  mundin   e  Nënëlokes Miradije  e mijëra  e mijëra  të rënëve e të  gjallëve që  dhanë  gjithçka  nga  vetja e tyre për Kosovë.. /qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *