Kushner: Thaçi kishte bërë luftën, mos vallë kjo është arsyeja që disa duan ta ndotin duke ngritur akuza ndaj tij

                     Ish ministri i Punëve të Jashtme të Francës, njëkohësisht ish shefi i UNMIK-ut pasluftës në Kosovë z. Bernard Kushner e kishte vlerësuar lart rolin e Thaçit. Ai poashtu akuzat e Dick Martyt i kishte quajtur të ndotura. Të gjitha këto ai i theksoi në librin “Lindja e një demokracie” me autor Jacques Baudouin.

Ai dhe unë punonim dorë më dorë. Dhe ai nuk i kurseu përpjekjet e tij gjatë gjatë gjithë pranisë sime atje, për ta bërë Kosovën atdhe të të gjithëve, çfarëdo qofshin origjinat etnike të secilit. Ndër udhëheqësit e UÇK-së dhe të Kosovës, ishte Hashim Thaçi ai që kishte reflektuar më shumë për të ardhmen. Kishte farkëtuar një vizion të vendit që donte t’ua linte fëmijëve të vet. Pasi kishte bërë luftën, ishte në vendin e duhur për ta bërë paqen. Ishte njeriu i tolerancës, i pajtimit ndërmjet bashkësive dhe unë besoj se sot është udhëheqësi i pajtimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mos vallë kjo është arsyeja që disa duan ta ndotin duke ngritur akuza ndaj tij akuza si ato të raportit Marty? Ka mundësi. Unë, ngaqë isha atje në vend, e di mirë se këto akuza janë po aq trillime sa edhe absurde. Mund të dëshmoj për këtë“.