Kuvendarët e Prizrenit sot, e votuan buxhetin për vitin 2022 me 26 vota .

0

Seancën e parë të këtij legjislativi pas betimit e ka ftuar kryesueja e kuvendit Antigona Bytyçi e ku ishte ishte edhe kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,me pikë të vetme votimi i buxhetit për vitin 2022 dhe planifikimin për dy vite tjera. Fillimisht para kuvendarëve kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,ka ftuar kuvendarët që të votojnë buxhetin për vitin 2022..Ju ftoj që ta ruajmë traditën e votimit të buxhetit”,tha Totaj A premtoi se me këtë buxhet nga viti i ardhshëm do të fillojnë punët e mira. Ne jemi munduar të bëjnë një përmisim të linjave buxhetore dhe e gjithë Kjo në interes të qytetarëve tha Totaj. Më këtë rast kuvendarët opozitarë shumica si ;Karanfil Haxhillari,Qemjal Krasniqi,Selman Sokoli ,Osman Hajdari,Florent Ukaj e kuvendarë të tjerë opozitar e kundërshtuan këtë buxhet e sidomos me theks te veçante për shkak të buxhetit në drejtorinë bujqësisë.  Derisa kuvendarët e PDK-së ishin më të zëshmit për arsyen e këtij votimi ishte Kujtim Gashi,Simir Krasniqi e të tjerë. Derisa nga dy kuvendarët ajo e LVV Shqipe Shatri, tregoi arsyet se pse do ta votojë këtë buxhet si dhe nga LDK kuvendarja Kujtesa Shatri,tha se projektet e saja aty janë dhe do të votojnë pro këtij buxheti. Inserte Mes kundërshtimeve të opozitës dhe këmbëngulësisë së pozitës buxheti u votua me 26 vota për, 6 vota kundër, dhe 6 abstenime. Në fund të këtij votimi kryetari i komunës Shaqir Totaj ka falënderuar të gjithë kuvendarët dhe ka theksuar se kritikat e arsyeshëm neve na ndihmojnë shumë. Inserte Votimi i buxhetit për vitin 2022 i hap rrugës investime dhe një vitit të mbarë u tha se fundi sot, në përfundim të seancës./www.qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *