Kuvendarët edhe në këtë seancë paraqitën shumë kërkesa që lidhën me infrastrukturë ,dhe përditshmërinë e gjendjes së qytetarëve.

          Seanca e sotme e pesta e radhës e  ftuar nga kryesuesja Antigona Bytyçi,e ku ishin edhe nënkryetari Kujtim Gashi dhe drejtorët ekzekutiv, morën pjesë 34 kuvendarë. Komiteti për politikë ka caktuar rendin ditës. Kuvendari Adrit Krasniqi, propozoi që  pika  e cila ishte mënjanuar në KFP të rikthehet  në rend dite, por nuk kaloi.

Pika  lidhur me pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme fillimisht kuvendari Ertan Simitqi, foli lidhur me ujin ne varrezat e  qytetit,Haziz Hodaj ngriti pyetjen lidhur me  ‘’Shadërvanin’’.Bajram Kastrati,pyeti për klubin e e mundjes ‘’Kolosët’’,  të Arbanës,Ymran Fusha, ngriti disa nga  kërkesat që të këtë rinovimi në disa rrugë  në lagjen ‘’Kurilla’’, Shukri Quni, ka ri ngritur  rastin e rrugës së Nashecit, si dhe  lidhur ndriçimit. Edhe lidhur me  lokacionet tek shtatoret  kush duhet të merret më pastrimin. Kujtesa Shatri, ngriti kërkesën e  furnizimit të shkollave të komunës së Prizrenit. Qemjal Krasniqi, ngriri çështjen  bujqësisë sidomos në  Përdrini. Po kështu  ai foli edhe për drejtorin e shkollës së Medvecit. Bujar Hasani, përcolli lidhur me investimet në  Qëndresë ish Randobravë. Petrit Hoxhaj,Agim Muçaj, një kërkesë  për një trafo në një lagje të Korishës. Egzona  Hoxha, paraqiti në shqetësimin e lagjes  Cakaj, për transportin e nxënësve. Tajar Susuri ngriti çështjen e ndriçimit për fshatin Zhur ,pastaj ngriti edhe  disa  kërkesa tjera. Selman Sokolaj,pati ankesa lidhur me disa punë  që  po bëhen në Prizren, në adresë  të kualitetit. Sevil Kazaz,ngriti disa   çështje që lidhen me infrastrukturën komunale,pastaj edhe në aspektin e drejtëkuptimit  që nuk ka qene  në nivel sa i përket ditës  së turqve.  Adrit Krasniqi,kundërshtoi  disa ngritje të opozitës. Ilir Gashi,u përqendrua lidhur me  sheshin ‘’Shadërvan’’,ku janë kubëzat e  sheshit,pastaj lidhur me rrugën’’Adem Jashari’’.Naxhije Memaj, falënderoi  drejtorinë  Shërbimeve Publike që po bënë në Korishë, por kërkoi të  shihen edhe fshatrat përreth. Dafina Bllaca,kundërshtoi  kërkesat e kuvendarëve që kërkon  largimin  e gjelbërimit. Duke kërkuar edhe ndriçim në disa rrugë të Arbanë. Alban Bislimaj, lidhur me  gjeoportalin pasi që fshati Kobaj nuk figuron. Merxhan Osmani,ngriti çështjen  e përkthimeve në gjuhën boshnjake .Dafina Alishani, lidhur me  ekskursionet nxënësve pastaj për subvencione. Pas  të  gjithë  këtyre pyetjeve  nënkryetari Kujtim Gashi,  iu përgjigj fillimisht disa nga  pyetjet e parashtruara drejtoresha  e  arsimit Luljeta  Veselaj Gutaj, iu përgjigj  pyetjeve që lidheshin më arsimin. Drejtori Adem Morina, iu përgjigj  pyetjeve të shtruara .Drejtori Çelë Lamaj, fillimisht  dha përgjegjie  lidhur me sheshin  ‘’Shadërvan’’, duke njoftuar lidhur me punimet që po bëhen aty. Kurse  drejtori Çelaj tha se  duhet të thuhet me emër nëse  ka  ndonjë punim që është pranuar  e nuk ka kualitet,  s’ka asnjë rast të këtillë.

/www.QendraPress.com/