Kuvendari Haziz Hodaj,kërkon që të nderohet vepra madhore e Kukësit në vitin 1999.

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të ftuar nga kryesuesi Prof Dr Simir Krasniqi, sot, ka filluar me betimin e kuvendarit të ri Onur Kovaç.Pasi zëvendës kryetare e Kuvendit është zgjedhur kuvendarja e deritashme Sibel Kazaz .Pastaj kryesuesi ka parashtruar para kuvendarëve kërkesën për rendin e ditës.Ku lidhur me pikën që lidhet me tarifat e varrezave të reja në Landovicë ishte pikë që kërkuan të mos vihet në kuvend si rend dite pasi që është një nga pikat emergjente dhe kërkon përgatitje më të madhe. Nga 36 kuvendarët e pranishëm 25 votuan për këtë rend dite, që ta jetë në rend dite.
Pika pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme, filloi me një kërkesë nga kuvendari Haziz Hodaj, që lidhet me solidaritetin e Kukësit të vitit 1999 dhe kërkoi që ky solidariritet që të ngritet një monumentet për këtë si dhe organizmin dhe lidhjeve më të afërta mes Kukësit e Prizrenit.Pastaj diskutuan kuvendarët :Meribane Pllana, Karanfil Haxhillari,Shqipe Shatri,Liridona Vezgishti, Trëndëlina Kastrati, Sefedin Islamaj, Bajram Kastrati,Selman Sokoli,Albulena Balaj Halimaj,Petrit Hoxhaj,Edis Abazi,Adem Shabanaj,Ilir Gashi,Dafina Alishani,Alban Bislimaj,Arianit Berisha,Adrit Krasniqi
Pas pyetjeve të shumta të kuvendarëve u përgjigjen drejtorët e ekzekutivit,duke filluar nga Fatmir Memaj. Pastaj drjtoresha e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj ,iu përgjigj pyetjeve të kuvendarëve që kishin të bënin me këtë drejtori.Pastaj drejtori Sylejman Baxhaku,Drejtori i Turizmit Adem Morina, pastaj, sqaroi lidhur me pyetjet e shtruara.Pas kësaj shkohet në pauzë.