Kuvendari Ilir Baldedaj, fletë për Komandant Drinin.

0

Komandant Drini erdha sonte, të të them -Mirë se u riktheve në qytetin për të cilin ishe ideator i çlirimit. Atë ditë nuk erdha ,jo pse nuk doja të vija ,por nuk do të mundesha ti duroja disa servile, që atë ditë mendonin se Prizreni fillon me ata Komandant Drini.

Unë isha në pozitën e drejtorit të Administratës kur në vitin 2017, e planifikova buxhetin e komunës, kur në atë kohë pushteti aktual nuk e votoi buxhetin, sepse nuk donte që të ktheheshe në piedestalin tend. E sot ata sillen sikur të deshën aq shumë. Këta pushtetarë në shkuarje mendojnë që historia ka filluar me ta, por fatbardhësisht nuk ka filluar sepse do ishte historia më e shëmtuar që ia kanë bërë Prizrenit për tri vite…..Kam edhe shumë për të thënë ,por  do ta them e shkruaj njëherë tjetër i madhi Komandant…../qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *