Kuvendi Komunal i Prizrenit sot ka mbajtur seancë solemne me rastin e 23-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

0

Krahas nënkryetarit të Komunës së Prizrenit Visar Shehu, kryesuesit Sulltan Badalli, nënkryetares për komunitete, Memnuna Ajdini dhe drejtorëve Komunalë, në këtë seancë morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta, Policisë së Kosovës, Forcave të Sigurisë, Universitetit të Prizrenit, Spitalit Rajonal, si dhe përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile.Seanca filloi me një minutë heshtje për nder të dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri, ndërsa më pas fjalën morën shefat e grupeve kuvendare, të cilët në emër të grupeve të tyre kuvendare kujtuan sakrificën e dëshmorëve e të martirëve, dhe në veçanti të komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.Krejt në fund, në emër të kryetarit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, fjalën e mori nënkryetari i Komunës, Visar Shehu, i cili ndër tjerash deklaroi se sot, me krenari të madhe përkujtojmë luftën e lavdishme të UÇK-së, që ishte kulminacioni i përpjekjeve shekullore të popullit shqiptar për liri. Ndërkaq, aktivitetet e Komunës së Prizrenit me rastin e 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së do të vazhdojnë edhe nesër, me homazhe tek:- Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë,- Pranë lapidarit të Ismail Kryezi-ut-,- Pranë lapidarit të Gjergj Kastriot Skënderbeut,- Pranë lapidarit të Pal Palucës,- Pranë lapidarit të Xhevat Berisha,- Pranë lapidarit të Komandant Kumanovës – Ismet Jashari,- Pranë lapidarit të Remzi Ademaj,- Pranë lapidarit të Komandant Drinit – Ekrem Rexha.

15151 ndarjePëlqejKomentoNdaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *